“Enver Hoxha është gjallë përmes jush”, Rama-Alibeajt: Im atë nuk ka qenë anëtar i Komitetit Qendor

23 May 2022, 20:26Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Enver Hoxha është gjallë përmes jush”,
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kreut të grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, pasi ky i fundit e pyeti nëse ndjen përgjegjësi për ato që kanë bërë të parët e tij gjatë periudhës së komunizmit.

Rama deklaroi se babai i tij nuk ka qenë asnjëherë anëtar i Komitetit Qendror dhe se ai nuk ka jetuar kurrë në bllok. Kryeministri ju drejtua më tej demokratëve në parlament se "Enver Hoxha po mbahet gjallë përmes jush".

“Unë në Bllok nuk kam jetuar kurrë. Unë kam pasur një shtëpi si të gjithë të tjerët. Im atë nuk ka qenë kurrë anëtar i Komitetit Qendror. Ju që flisni me këtë gjuhë jeni me ideologjinë e Enver Hoxhës.

Enver Hoxha sot është gjallë vetëm përmes jush. Përmes mënyrës si ju e sulmoni kundërshtarin njësoj si ai. Përveç faktit që ju në fund nuk të fusni plumbin apo të fusni në burg. Unë nuk pres respektin tuaj.

Më mjafton respekti që kam pasur nga ata që kur dolën nga burgu pas shumë vitesh nuk kishin lidhje me ju por ishin e kundërta juaj sepse ishin e kundërta e Enver Hoxhës. Partia e Enver Hoxhës shumë prej jush ju bëri si veten. Futi urrejtjen për tjetrin. Kjo nuk është koha e Enver Hoxhës”, deklaroi Rama.


Video