"Digjet" dhe raundi i dytë për Presidentin, Rama: Duhen dy për tango, s'kemi partner

23 May 2022, 20:47Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Digjet" dhe raundi i dytë për Presidentin, Rama: Duhen dy
Edi Rama

Ka dështuar edhe raundi i dytë në Kuvend për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës. Palët nuk kanë çuar asnjë emër për t'u votuar.

Fillimisht u propozuan disa emra nga deputetët e PD-së, por ato nuk u përzgjodhën më pas për t'u çuan në Kuvend, pasi Alibeaj u tërhoq nga negociatat me pretendimin se PS shkeli marrëveshjen.

Në vijim do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve për të përcaktuar datën e raundit të tretë, i cili duhet të jetë jo më larg se 7 ditë nga data  e raundit të dytë. 

I pyetur nga gazetarët pas përfundimit të seancës plenare, Rama tha se nuk kanë partner për ta zgjedhur Presidentin që në këto raunde, teksa shtoi se nuk kanë vendosur ende mbi kandidaturat se kë do propozojnë. Ai gjithashtu u shpreh kundër formulës së propozuar nga kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj.

“Tani duhen dy për tango, nuk mud të bëjmë tango vetëm, nuk kemi partner. Ne jemi në një fazë shumë të avancuar dialogu dhe bashkëpunimi me fqinjët. Ne do ia dalim të realizojmë atë që kemi qëllim duke trajtuar me respekt. Merren me profilin ata që nuk duan të merren me zgjidhjen. Zgjidhja është një njeri që përmbush detyrimet që ne kemi karshi shqiptarëve për ta çliruar atë zyrë nga kthetrat e të shkuarës.

Nuk e kemi vendosur, se po ta kishim bërë do e kishim shpallur dhe do prisnim për ta votuar. E kemi ndjekur këtë proces me durim duke dëgjuar të gjithë dhe lloj lloj çudish. E kemi gjithnjë e më të qartë që nuk kemi partnerë. Politika është ndërveprim. Është dialog. Është shah. Dhe në të gjithë atë që është politika fjala nuk kam besim dhe iki në drejtim të paditur nuk ka lidhje me politikën. Kemi pasur dy zgjedhje kur ishim në opozitë. Kur ne nuk i kishim votat por kishim mjaftueshëm vota për ta ulur në tryezë palën tjetër. Ne përsëri u ulëm. Dhamë opsione dhe diskutuam opsione. Ne nuk humbëm në atë proces. Opozita nuk është aty për të imponuar ose kështu si them unë ose nuk ka.

Presidenti Meta nuk ka qenë asnjëherë asgjë tjetër përveçse pjesë e opozitës. Ajo që ne do bëjmë është se do presim në raundin e tretë dhe nëse do jetë i njëjti rezultat do mblidhemi dhe do flasim me kryesinë e partisë. Sigurisht nuk do e lëmë vendin pa president”, u shpreh Rama


Video