PD ridepoziton kërkesën për hetimin e investimeve strategjike, firmos edhe Basha

27 May 2022, 18:09Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
PD ridepoziton kërkesën për hetimin e investimeve strategjike,
Plazhi i Gjeneralit

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike, të paktën ajo pjesë që është e rreshtuar me Enkelejd Alibeajn depozitoi të korrigjuar në Kuvend kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor për investimet strategjike.

Kërkesa e parë u rrëzua nga PS nën konferencën e kryetarëve me arsyetimin se ishte firmosur nga 34 deputetë, ndërsa duheshin 35 për t’u kaluar.

Kërkesa e re është firmosur fiks nga 35 deputetë. Asaj i janë bashkuar Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj, ndërsa është larguar nga firmëtarët kreu i PAA-së, Agron Duka.

“Qëllimi i ngritjes së Komisionit Hetimor nuk është targetimi i posaçëm i asnjë investitori të ligjshëm, por të evidentojë abuzimet me ligjin dhe të marrë masat për frenimin e këtyre fenomeneve negative, korruptive dhe klienteliste”, deklaroi Alibeaj.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së shtoi se: “Pasuritë publike nuk mund të jenë kurrë plaçkë për miqtë dhe familjarët e Edi Ramës, dhe detyra e Kuvendit është të marrë masat për të ndaluar abuzimet me zbatimin e ligjit për investimet strategjike dhe të nxjerr përgjegjësitë për këdo që ka shkelur ligjin”.

Qeveria ka shpallur investitorë strategjikë disa biznesmenë e të afërt të pushtetit, që nga bashkëshortin e ministres së Jashtme, Olta Xhaçka e aktori Gaz Paja në plazhet e jugut të vendit, deri te Shpëtim Shijaku te Plazhi i Gjeneralit.

 


Video