Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se Ballkani i Hapur është nisma më e mirë për vendet e rajonit.
Deklaratën, Vuçiç e bëri këtë të premte në rrjetet sociale, teksa ka postuar një foto ku po zhvillonte një komunikim online me kryeministrin Edi Rama dhe kreun e qeverisë në Maqedoninë e Veriut, Dimitar Kovaçevski.
Sipas Vuçiç, po përgatiten gjëra të mëdha për tre vendet që janë në këtë nismë, Serbinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Ballkani i Hapur është nisma më e mirë për popujt e Ballkanit. Ne po përgatisim gjëra të mëdha për qytetarët e Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”, shkroi presidenti serb.