Një provokim? Grupi i Alibeajt fut tek lista për "Zgjedhoren" dhe "Territorialen" deputetë të Berishës

26 May 2022, 14:57Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Një provokim? Grupi i Alibeajt fut tek lista për
Enkelejd Alibeaj pas mbledhjes

Grupi parlamentar i Partisë Demokrati në mbledhjen e sotme të thirrur nga Enkelejd Alibeaj ka caktuar emrat e deputetëve që do marrin pjesë në tre Komisionet e rëndësishme, atë për Reformën Zgjedhore dhe atë Territorriale.

Enkelejd Alibeaj do të jetë bashkëkryetar në Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe Dhurata Çupi në Komisionin e Reformës Territoriale. Të dy komisionet do të jenë bipartizan, me nga 16 anëtarë dhe do të bashkë kryesohen nga një përfaqësues të PD dhe PS.

Ajo që vihet re tek emrat e deputetëve është se tek komisioni për Reformën Zgjedhore bën pjesë dhe deputeti Oerd Bylykbashi, i cili është pjesë e grupit të ish-kryeministrit Sali Berisha. Gjithashtu pjesë e listës për këtë komision janë dhe deputetët Ervin Salianji dhe Grida Duma, të cilët kanë mbajtur një qendrim asnjëanës.

Ndërsa tek lista për komisionin e Reformës Territoriale është emri i Zef Hilës, i cili kundështoi pak kohë më parë platformën e Alibeajt për bashkimin e PD-së.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me emrin e Oerd Bylykbashit tek Komisioni  për Reformën Zgjedhore, ai tha se nuk ka të bëjë fare me një provokim, por është zgjedhur nga eksperienca.

“Nuk jam unë nga ata që vendos një emër me idenë që po provokoj. Bylykbashi është si të thuash një lloj eksperience, një lloj magazine e asaj se cfarë ka ndodhur jo vetëm në këto vite por shumë më tepër se kaq dhe besoj që e ka përvojën, aftësinë edhe dëshirën për të kapërcyer këto gjërat e vogla për një gjë që të gjithë biem dakord se duhet bërë. Nuk është provokim jo. Emrat që janë vendosur aty dinë dhe cfarë të japin por shihni dhe reformën territoriale. Nuk është provokim, është thjesht dhe vetëm hapësirë e mundësi për të kontribuar për disa gjëra që janë të përbashkëta. A më njeh, a s’më njeh, këto janë të tejkaluara. Nuk ka nevojë të më konfirmojë njeri që jam kryetar i grupit parlamentar të PD." tha Alibeaj.

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së kanë marrë pjesë vetëm 20 deputetë.

Komisioni per Reformën Territoriale:

1. Dhurata Cupi (bashkëkryetare)
2. Zef Hila (anëtar)
3. Andia Ulliri (anëtar)
4. Xhelal Mziu (anëtar)
5. Orjola Pampuri (anëtar)
6. Saimir Korreshi (anetar)

7. Merita Bakiu (anëtar zëvendësues)
8. Bledion Nallbati (anëtar zëvendësues)
9. Zheni Gjergji (anëtar zëvendësues)

Komisioni për Reformën Zgjedhore:

1. Enkelejd Alibeaj (bashkëkryetar)
2. Oerd Bylykbashi (anëtar)
3. Grida Duma (anëtar)
4. Dashnor Sula (anëtar)
5. Kreshnik Collaku (anëtar)
6. Lindita Metaliaj (anëtar)

7. Seladin Jakupllari (anëtar zëvendësues)
8. Ervin Salianji (anëtar zëvendësues)
9. Eralda Bano (anëtar zëvendësues)

Komisioni Hetimor per Investimet Strategjike:

1. Gazment Bardhi (kryetar)
2. Ferdinand Xhaferaj (anëtar)
3. Lefter Geshtenja (anëtar)
4. Ilda Dhori (anëtar)
5. Emilia Koliqi (anëtar)
6. Bledion Nallbati (anëtar)
7. Arbi Agalliu (anëtar)

8. Kastriot Piroli (anëtar zëvendësues)
9. Jorida Tabaku (anëtar zëvendësues)
10. Ramadan Likaj (anëtar zëvendësues)


Video