Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thënë se nuk ka parë asnjëlloj veçantie në raport me ambasadorët e vendeve të BE në Shqipëri në momentin që ai është zgjedhur në krye të partisë. Ai foli gjithashtu edhe për Partinë Popullore Evropiane, për të cilën tha se ka mbajtur një qëndrim neutral.
"Alibeaj nuk ka asnjë autoritet nga PD. Dënoj pikëpamjen e Edi Ramës për ta cilësuar diasporën zonë të veçantë elektorale. Paralajmëroj këtu mos luajë me lirinë dhe të drejtën e miliona shqiptarëve që janë sot në të katër anët e botës. Ata do ushtrojnë të drejtën e votës ë tyre. Do të hasë kjo në një rezistenncë mbarëkombëtare.
Nuk mbaj mend kur jam zgjedhur herët e tjetra të kem pasur ambasadorë që të më kenë uruar. Unë nuk mbaj mend në menorien time një gjë të tillë. Partia Popullore Evropiane për momentin mban një qëndrim neutral, por zëri ynë në PPE do të jetë i pranish", tha Berisha.