Deputeti demokrat: Do kandidoj për postin e nënkryetarit të PD-së

26 May 2022, 21:25Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Deputeti demokrat: Do kandidoj për postin e nënkryetarit të
Anëtarët e Komisionit të Rithemelimit

Deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi ka deklaruar  se do të garojë për tu zgjedhur nënkryetar i Partisë Demokratike.

Ai theksoi se të shtunën Rithemelimi do të mbledhë Këshillin Kombëtar i cili do të zgjedhë Kryesinë e Partisë Demokratike.

“Të shtunën mblidhet Këshilli Kombëtar për Kryesinë e PD dhe më tej. Dallim i madh nga ajo që bëri Basha në kundërshtim të statutit, për të emëruar. Jam unë ai që e ndaj tha, ju ratifikoni me votë të hapur.

Nga këtu ecim përpara me votë të lirë. Do kandidoj për postin e nënkryetarit të partisë, por kjo do të varet nga besimi i Këshillit Kombëtar." tha Bylykbashi në Syri TV.


Video