Sali Berisha i është përgjigjur Gazment Bardhi i cili sot në Komisionin e Ligjeve ju drejtua me gjuhë të ashpër maxhorancës, pasi votuan një kandidat të propozuar edhe me firmën e Berishës.
Deputetet e PS-së në Komisionin e Ligjeve, votuan kandidatin Simon Mirakaj, për anëtar të Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit. Bardhi me tonë të ashpra i tha mazhorancës se janë të pafytyrë që pranojnë një kandidat të propozuar nga Berisha.
Ish-kryeministri tha se Bardhi po lufton për të shpëtuar shpirtin e tij, por është i pashpresë. Madje Berisha i bëri thirrje që të sqarojë rolin e tij në vrasjen e Elbasanit, ku humbi jetën Pjerin Xhuvani vetëm 4 ditë par zgjedhjeve të 25 prillit 2021.
“Gazment Bardhi lufton për të shpëtuar shpirtin e tij. Unë e kuptoj luftën që bënë për të shpëtuar shpirtin, por është i pashpresë. Është i pashpresë. Të zbardh njëherë, të mos i thur lavde SPAK-ut, po të zbardh pak rolin e tij në vrasjen në Elbasan. E them sepse ai nuk ishte…askush nuk është për t’u vrarë. Ne jemi vend që nuk kemi dënime me vdekje. Bardhi dhe Balla janë përgjegjës direkt politik për atë gjakderdhje në një lagje që mund të mos ketë pasur gjakderdhje ndonjëherë. Ndaj të shkoj të japë sqarime”, tha Berisha.