A është profesionale dhe e aftë kjo polici, për protesta të dhun...
16 October, 18:54Fokus
Këshilli Kombëtar i zgjedhur në Kuvendin e 30 Prillit do të mblidhet nesër paradite për të zgjedhur anëtarët e Kryesisë së PD-së, si dhe sekretarin e Përgjithshëm, nënkryetarët dhe sekretariatet e partisë.
Sipas statutit të kësaj force politike është kryetari i Partisë Demokratike ai që propozon kandidatët për anëtar të kryesisë dhe më pas është Këshilli Kombëtar që i voton.
Burimet për mediat bëjnë me dije se kandidatë për nënkryetar të Partisë Demokratike janë deputetët Agron Shehaj, Oerd Bylukbashi, Belind Këlliçi dhe Luçiano Boçi.
Oerd Bylykbashi e pranoi kandidimin për nënkryetar që mbrëmjen e djeshme gjatë një emisioni televiziv.