A pati pakt të heshtur mes qeverisë dhe opozitës? Analisti: Bajram Begaj president, akt i përbashkët

6 June 2022, 17:41Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
A  pati pakt të heshtur mes qeverisë dhe opozitës? Analisti:
Bajram Begaj

Analisti Shpëtim Nazarko ka hedhur dyshime të forta sa ka patur një pakt të heshtur mes mazhorancës dhe opozitës për zgjedhjen e Bajram Begajt si kreu i ri i shtetit. 

Ai ka deklaruar se opozita ka patur kohën e mjaftueshme që të konsultohet me aleatët ndërkombëtarë për zgjedhjen e një prej 6 emrave të PS-së. Sipas Nazarkos, nëse opozita do donte do e kishte bllokuar çdo tentativë të kryeministrit Rama dhe nëse do kishte marrë pjesë në proces do kishte zgjedhur një profil më aktiv.

Nazarko e sheh zgjedhjen e Bajram Begajt në krye të shtetit si një akt të përbashkët mes palëve.

"Ne kemi bërë hynere të këtij lloji edhe më përpara dhe jemi gati të turpëruar. Edhe pardje kur ishte pothuajse e bërë kjo punë, desh e hodhëm në erë edhe këtë proces të qetë. Ky profil do jetë shumë i ulët nga pikëpamja e të aktivizuarit në politikë.

Edhe prej statusit të ushtarakut nuk është përfshirë në politikën aktive por edhe për një shkak tjetër, nëse opozita zyrtare do të kishte dashur të merrte pjesë në proces, do mund ta kishte bllokuar çdo tentativë të Ramës. Në 6 emrat e PS, do zgjidhte njërin. Gjatë kësaj kohe opozita mund të kishte kohën për t’u konsultuar me aleatët ndërkombëtarë. Kjo është që të shfrytëzosh gjithë mundësitë që ke në shah. Kemi një pushtet i cili është rënduar shumë nga pesha e PS, që në një mënyrë a në një tjetër, socialistëve për mbipeshë pushteti ua kanë hequr Presidentin.

Nëse opozita do kishte dashur, do kishte zgjedhur një variant shumë më aktiv, që për mua është një lojë më tepër për të çlodhur dhe argalisur militantët e saj. Mbipushteti i socialistëve prej 10 vitesh, situata shumë e keqe ekonomike dhe historia që po zhvillohet në drejtësi, imponojnë një zgjedhje që është e detyruar. Presidenti është i pakërcënueshëm, mund të kërcënojë por jo të kërcënohet. Është e pamundur ta kërcënosh, në momentin që bëhet President nuk i bën dot shantazh. Sa do i parëndësishëm që duket në aparencë, në disa raste është më i rëndësishëm se Kryeministri, është porta pritëse e të huajve.

Nga doktor në shef Shtabi e kam të vështirë ta pranoj. Kushtetuta s’na jep asgjë. Por gjenialiteti i një njeriu është të gjejë dobësitë dhe të luajë me kundërshtarët. Besoj nuk është histori Rame që të vendosësh një President të tillë, besoj se është akt i përbashkët. Rama ka bërë kryeredaktorin dhe ka mbajtur vetëm sekret emrin ditën e fundit.

Presidenti është energji potenciale, po të goditi njëherë me fuqi fjale të shkatërron. Meta kishte përballë shumë më faktorë anti. Madje tha se do më vrasin te mali me gropa, me fuqinë e fjalës rezistoi." tha Nazarko në MCN.


Video