Upss! Nuk u pa në kamera, momenti kur Rama “zë ngushtë” Mimi Kodhelin (FOTO)

5 June 2022, 18:13Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Upss! Nuk u pa në kamera, momenti kur Rama “zë
Mimi Kodheli e "zënë ngushtë" nga Rama

Pak momente para se të niste votimi i Bajram Begajt si president i 8-të i Republikës, kryeministri Edi Rama u çua nga vendi dhe shkoi ta takonte atë. Pas shtrëngimit të duarve me njëri-tjetrin, kreu i qeverisë nuk u rikthye tek vendi i tij i përhershëm por vendosi të ulej mes deputetëve socialist, deri në momentin që i erdhi radha për të votuar.

Por, deputetja Mimi Kodheli ka votuar para tij dhe ka hasur vështirësi për të dalë, pasi kryeministri Edi Rama e kishte shtyrë karrigen më shumë seç duhej duke mos lënë hapësira mes rreshtash, ndoshta për shkak të gjatësisë së tij.

Ky moment është kapur nga aparati fotografik i LSA dhe siç shihet në pamjet e mëposhtme, Mimi Kodheli duket se tenton të kalojë pranë kryeministrit, i cili po bisedon me Etjen Xhafajn por hapësira është e vogël, ndaj has vështirësi.

 



Video