Ndërkombëtarët urojnë Begajn dhe shprehin keqardhje për bojkotin e PD

4 June 2022, 21:02Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ndërkombëtarët urojnë Begajn dhe shprehin keqardhje për
Bajram Begaj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Bajram Begajn pas zgjedhjes si Presidenti.

“Urime të përzemërta për presidentin e sapozgjedhur të Shqipërisë, z. Bajram Begaj! Ju uroj suksese në rolin tuaj të ri dhe shumë të rëndësishëm. Së bashku do të punojmë që raportet vëllazërore ndërmjet Kosovës e Shqipërisë t’i thellojmë edhe më tej, si dhe t’i sjellim vendet tona më afër BE-së”, shkroi Vjosa Osmani.

Urimet në Tiranë janë shprehur nga të gjitha përfaqësitë diplomatike kryesore, që nga Ambasada e SHBA.

"Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës uron Bajram Begaj për zgjedhjen e tij si Presidenti i ardhshëm i Shqipërisë. Si Shef i Shtabit të Përgjithshëm, ai kontribuoi në mënyrë domethënëse në bashkëpunimin midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në fushën e mbrojtjes. Ne presim me kënaqësi që të vazhdojmë të punojmë me të në detyrën e tij të re dhe të forcojmë më tej partneritetin midis vendeve tona", shkruan ambasada e SHBA-së.

Ambasada gjermane uron Presidentin e ri dhe shpreh keqardhje për bojkotin e opozitës.

“Përgëzojmë përzemërsisht z. Bajram Begaj për zgjedhjen si President i ri i Republikës së Shqipërisë ditën e sotme. Zgjedhja e Presidentit qëndron mbi politikën e ditës. Ajo krijon mundësinë unike për tu angazhuar në shenjë të bashkimit si dhe – nisur nga sfidat, përpara të cilave gjendet Shqipëria - për të punuar në kapërcimin e llogoreve politike e për të mbështetur kulturën e bashkimit përtej partive. Në këtë kontekst i uroj z. Bajram Begaj shumë forcë e çdo të mirë”, shkruan Ambasada gjermane.

Komisioneri Europian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi nga KE ka uruar përmes Tëitter.

“Urime Bajram Begajt për zgjedhjen e tij si President i ardhshëm i Shqipërisë. Në pritje të punojmë së bashku për të çuar përpara Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit në BE”, shkruan Varhelyi.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell uroi gjithashtu.

"Urime Bajram Begajt për zgjedhjen e tij si President i ardhshëm i Shqipërisë. Ne mezi presim të punojmë së bashku për një marrëdhënie të begatë, të sigurt dhe solide BE-Shqipëri, si anëtarë të një familjeje evropiane", shkruan Borrell.


Video