"I kemi dhënë Shqipërisë një president normal" Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama pas votimit të Bajram Begajt si president i 8-të i Republikës së Shqipërisë, duke shtuar më tej se arriti objektivin.
Begaj mori dhe një votë të opozitës, por kryeministri nuk komentoi votat, po tha se rëndësi ka që ky proces është kurorëzuar me një prove, që PS është këtu për Shqipërinë dhe jo për veten.
Lidhur me padinë që është në SPAK për Bajram Begajn, Rama tha se nuk i bën përshtypje, duke e konsideruar si muhabet pa lidhje.
"Besoj se kemi arritur objektivin që kemi pasur që në krye të herës dhe të gjitha reagimet flasin për këtë, natyrisht përjashtuar ndonjë reagim palidhje të hapësirës politike, flas përtej saj, që do të thotë që i kemi dhënë Shqipërisë një president normal, një figurë të pakontestueshme në aspektin e integritetit të humanizmit dhe patjetër edhe të përkushtimit për vendin dhe njerëzit.
Morët 1 votë nga opozita?
Nuk ka asnjë rëndësi se cili ka qenë përfundimi aritmetik, rëndësi ka që ky proces është kurorëzuar me një provë të prekshme për të gjithë që PS ëhtë këtu për të bërë më të mirën që zgjedhjet, vendimet, aktiviteti ynë si shumicë qeverisëse të shkojnë në interes të vendit dhe të të gjithë shqiptarëve, jo thjesht të njërës palë.
Jeni i lumtur?
Lumturia është një fjalë shumë e madhe, por ajo që mund të them me plot gojën është që një proces aspak të lehtë, me një sallatë palësh nga ana tjetër të gjysmë sferës së parlamentit, kemi arritur t’i japim jetë një procesi në të cilin kanë pasur të gjithë mundësi të kontribuojnë dhe ka dalë një figurë e paidentifikueshme thjesht me ne që e kemi propozuar por e identifikueshme me qytetarin shqiptar, dinjitoz dhe të respektueshëm, me njeriun besnik ndaj vendit dhe detyrës, me shembullin e një burri të qetë, të arsyeshëm, normal.
Duket se patët edhe ndihmën e Ilir Metës?
Këto janë pa vlerë. Rëndësi ka që Shqipëria pas një periudhe dramatike në zyrën e kreut të shtetit do të ketë një president normal.
Ka një padi në SPAK për zotin Begaj për pronat e ushtrisë?
Këto janë muhabete pa lidhje, sepse padi në këtë vend ka shumë dhe se ato janë një nga sportet kombetare që janë zhvilluar shumë me proceset demokratike se më parë zhvilloheshin me letra anonime. Nuk më bën përshtypje ky fakt. Jam këtu dhe më vjen mirë të them se kemi mundur t’i japim shqiptarëve një shëmbull se nuk jemi këtu për vete, por me ta dhe për ta. Të tjerat do t’i tregoj koha. Ajo që sot është përmbyllur është puna e një kohe jo të shkurtër dhe aspak e lehtë e lidershipit të PS dhe grupit parlamentar.
Ju vjen keq që nuk patët një figurë konsensuale?
Se kemi pritur kurrë të kishim konsnensur me të vdekurit, por jemi këtu për të patur konsensur me të gjallët.