U votua si President, cilat janë çështjet që Begaj trashëgon nga Meta

5 June 2022, 13:07Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
U votua si President, cilat janë çështjet që Begaj
Presidenti i ri Bajram Begaj

Bajram Begaj do të jetë president i 8-të i Republikës së Shqipërisë, pasi u votua ditën e djeshme në Kuvend me 78 vota katër kundra dhe një abstenim. Zyrtarisht detyrën e kreut të shtetit ai e merr më 24 korrik 2022.

Por cilat janë çështjet që Begaj pritet të trashëgojë nga presidenti aktual, Ilir Meta?

E para është çështja e kufirit detar me Greqinë, ku dy qeveritë kanë vendosur t'i drejtohen Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës. Pak ditë më parë, ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias u shpreh se negociatat mes dy vendeve janë bllokuar nga presidenti Ilir Meta. Firmën që çështja të shkojë në Gjykatën Ndërkombëtare pritet ta vendosë presidenti i ri Bajram Begaj.

E dyta është Drejtësia, një tjetër fushë ku do të shihet roli i Begajt. Gjykata Kushtetuese mbetet ende e paplotë, ashtu siç edhe emërimet në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, kur debatet mes mazhorancës dhe Kreut të Shtetit kanë qenë të ashpra.

Kujtojmë se pas votimit në Kuvend, Bajram Begaj ka zhvilluar sot një takim me ish-presidentin Alfred Moisiu, ndërsa ditët në vijim pritet të takojë edhe ish-presidentët Bamir Topi dhe Rexhep Meidani. Nuk dihet nëse nga këto takime, Begaj po merr këshilla nga ish-Presidentët e mëparshëm ose jo.


Video