"Na mësoi si duhet të jetë Presidenti i Shqipërisë", Begaj s'humbet kohë, takohet me Moisiun

5 June 2022, 10:58Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

"Na mësoi si duhet të jetë Presidenti i

Nuk kanë kaluar shumë orë që nga momenti kur Bajram Begaj, u votua në parlament si presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë.

Takimin e tij të parë formal, Begaj po e zhvillon me ish-presidentin Alfred Moisiu. 'Panorama' shkruan se takimi mes tyre ka nisur në orën 10:00.

Ashtu si Moisiu dhe Begaj vijnë nga karriera ushtarake, e mesa duket presidenti i ri po kërkon këshilla nga paraardhësi i tij për postin e ri.

Begaj u votua ditën e djeshme në Kuvend me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim. Ai është presidenti i tretë i Shqipërisë, pas ish-president Alfred Moisiut dhe të ndjerit Bujar Nishani që vjen nga karriera ushtarake.

Moisiu u vlerësua edhe nga kryeministri Edi Rama ditën e premte në deklaratën për gazetarët, në momentin e zbulimit të emrit të Bajram Begajt si kandidatura e propozuar nga socialistët për marrjen e postit të kreut të shtetit.

Rama deklaroi se Alfred Moisiu na tregoi se si duhet të jetë presidenti i republikës së Shqipërisë “Shefi i Shtabit të Përgjithshëm është një nga profilet më të larta të një Shteti dhe eksperienca na tregon se në radhën e Presidentëve që kemi pasur ai që vinte nga ajo zonë e Forcave të Armatosura, mbahej mend për mirë. Dhe kujtoj që Alfred Moisiu tregoi se si duhet të jetë presidenti i Republikës Së Shqipërisë”, tha Rama.

Begaj u votua ditën e djeshme në Kuvend me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim. Ai është presidenti i tretë i Shqipërisë, pas ish-president Alfred Moisiut dhe të ndjerit Bujar Nishani që vjen nga karriera ushtarake.

 


Video