Sulmi ndaj Ilir Metës, Monika Kryemadhi i përgjigjet Berishës: Ik e drejt në Gjykatën Kushtetuese

6 June 2022, 12:42Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sulmi ndaj Ilir Metës, Monika Kryemadhi i përgjigjet Berishës: Ik
Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka komentuar debatin mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe presidentit Ilir Meta për dekretin e lirimit nga detyrat ushtarake të Bajram Begajt.

Në një intervistë për News24, Kryemadhi u shpreh se palët mund t’i ishin drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të qartësuar më shumë këtë debat.


“Për hir të së vërtetës, nuk jam juriste që të diskutoj dekretet e presidentit. Mendoj që t’i drejtohen Gjykatës Kushtetutese. 

Besoj do ta bënte më të qartë dhe më të kthjellët. Duke iu drejtuar asaj, do i jepte përgjigje debateve të Berishës me Presidencën” – tha Kryemadhi.

Përsa i përket zgjedhjes së Begajt në krye të shtetit, Kryemadhi vendosi në dyshim nëse ai do të arrijë të mbajë paanshmërinë përballë një qeveria të cilën kryetarja e LSI-së e konsideron autokratike.

“Nuk kam gjë personale me zotin Begaj. Të qënurit President kërkon integritet, pavarësi mendimi dhe atdhedashuri. 

Nuk e di nëse do jetë e mundshme për të, duke pasur parasuyush një qeveri autokratë dhe një kryeministër diktator.  I gjithë procesi ishte jo konsensual, ishte përjashtues. Mund të ishte presidenti, një gazetar, një analist politik që kishte një lloj pavarësie. 

Ajo që të bën përshtypje ishte verdikti i votës së mazhorancës, ndryshimet e 2008-ës, ja dhanë të drejtën mazhorancës” – tha Kryemadhi.


Video