Putin shtyp protestat, mbi 1700 të arrestuar në Moskë

24 February 2022, 23:12Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Putin shtyp protestat, mbi 1700 të arrestuar në Moskë

Më shumë se 1700 persona janë arrestuar gjatë protestave kundër luftës në dhjetëra qytete në Rusi. Më shumë se 900 persona u arrestuan në Moskë dhe mbi 400 në Shën Petersburg, sipas OVD-Info, e cila gjurmon arrestimet në mitingjet e opozitës.

Mijëra njerëz u mblodhën pranë sheshit Pushkin në qendër të Moskës, ndërsa deri në 1 mijë njerëz u mblodhën në ish-kryeqytetin perandorak Shën Petersburg, raporton agjencia e lajmeve AFP.

Thirrja e tyre ishte: “Jo luftës”. “Jam e shokuar. Të afërmit dhe të dashurit e mi jetojnë në Ukrainë,” – tha për AFP, Anastasia Nestulya, një 23-vjeçare nga Moska duke shtuar: “Çfarë mund t’u them atyre në telefon? Rrini atje?”

Putin shtyp protestat, mbi 1700 të arrestuar në Moskë

Ndërkohë një zëdhënës i ministrisë së mbrojtjes së Rusisë thotë se ushtria ka arritur qëllimet që kishte vendosur për ditën e parë të pushtimit të Ukrainës. “Të gjitha detyrat që iu caktuan grupeve të trupave të Forcave të Armatosura të Federatës Ruse për atë ditë u kryen me sukses”, tha Igor Konashenkov.

 


Video