Ukraina ndalon burrat e moshave 18 deri 60 vjeç që të largohen nga vendi

24 February 2022, 22:47Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ukraina ndalon burrat e moshave 18 deri 60 vjeç që të largohen

Ministria e Brendshme e Ukrainës ka ndaluar burrat e moshave 18 deri në 60 vjeç që të largohen nga vendi.

Sipas autoriteteve ukrainase, këta persona duhet të qëndrojnë në vend për të luftuar për Ukrainën.

Shumë qytetarë janë larguar nga vendi gjatë ditës së sotme pasi nisën sulmet ushtarake të Rusisë ndaj Ukrainës.

Nga të dhënat zyrtare, 100 mijë persona janë larguar nga Ukraina.

Mistria e Shëndetësisë së Ukrainës informon se 57 ukrainas janë vrarë si pasojë e sulmeve ruse, ndërsa 169 të tjerë janë plagosur.

 

 


Video