Trupat ruse kanë marrë Çernobilin, ndërkombëtarët thirrje për kujdes nga objektet bërthamore

24 February 2022, 22:20Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Trupat ruse kanë marrë Çernobilin,

Trupat ruse kanë marrë kontrollin e Çernobilit në Ukrainë, ndërsa ndërkombëtarët bëjnë thirrje për kujdes maksimal në zonë për shkak të radioaktivitetit.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomatike kërkon përmbajtje maksimale për të mbrojtur objektet bërthamore në Ukrainë.

Thirrja për kujdes vjen pas lajmeve që forcat ruse morën kontrollin e Çernobilit. Deri tani në ish-objektin bërthamor nuk është raportuar për viktima apo shkatërrime.

Çernobili ndodhet në veri të Kievit dhe është pranë kufirit me Bjellorusinë, vendi ku në vitin 1986 shpërtheu reaktivi bërthamor.

 


Video