Arrestime në Rusi për protestat kundër luftës në Ukrainë

24 February 2022, 21:05Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Arrestime në Rusi për protestat kundër luftës në

Të paktën 735 persona janë arrestuar në protestat kundër luftës në të gjithë Rusinë sot pas pushtimit të Ukrainës. Demonstruesit u arrestuan në 40 qytete, sipas OVD-Info, e cila gjurmon arrestimet në mitingjet e opozitës.

Një imazh i marrë nga një fotograf i AFP-së në vendngjarje tregon oficerët që ndalojnë një  mashkull i cili mbante një pankartë ku shkruhej:

“Jo luftës me Ukrainën! Putini të japë dorëheqjen”.

Arrestime në Rusi për protestat kundër luftës në

Imazhet e tjera tregojnë oficerët duke bllokuar sheshin. Një gazetar i Guardian në vendngjarje tha në Twitter se ka një “prezencë shumë të madhe policie” në zonë.

 


Video