
Fqinjët europiane të Ukrainës po përgatiten për një fluks refugjatësh që largohen nga vendi prej pushtimit rus. Ndërsa sulmet ajrore ruse goditën gjatë natës, shumë prej tyre mblodhën dhe u larguan nga Kievi për në fshat, ose në kufirin me Bashkimin Europian.
Bllokimi i trafikut bllokoi autostradat dhe disa persona ecën në këmbë drejt Polonisë dhe Hungarisë. Shefi i OKB-së për refugjatët paralajmëroi se pasojat humanitare do të jetë "shkatërrues".
OKB vlerëson se më shumë se 100 mijë persona duhet të jenë larguar tashmë nga shtëpitë e tyre në Ukrainë duke kërkuar siguri në pjesë të tjera të vendit. Fqinjët europianë të Ukrainës thonë se janë gati të presin refugjatët që ikin nga vendi me 44 milionë banorë, një nga më të populluarit në Europë.
Polonia thotë se po përgatit spitale për fluksin e ukrainasve të plagosur dhe po krijon pika pritjeje për refugjatët përgjatë kufirit të saj.
Ministri i Brendshëm Mariusz Kaminski tha se po përgatitej për një "valë refugjatësh". “Polonia është një vend i sigurt për qytetarët tanë, do të jetë gjithashtu një vend i sigurt për fqinjët tanë”, tha ai për agjencinë e lajmeve Reuters.
Moldavia, në jug të Ukrainës tha se kishte parë tashmë mijëra njerëz që ikin nga Ukraina, përfshirë edhe para fillimit të pushtimit të së enjtes.
Sllovakia dhe Hungaria po dërgojnë gjithashtu trupa në kufi për t'u marrë me fluksin e pritshëm të refugjatëve. E enjtja ka parë një rritje të vazhdueshme refugjatësh në kufijtë hungarez dhe polakë, ndërsa familjet kalojnë në këmbë me valixhet e tyre.