“Hajdutë, hajvanë”/ Një grup i vogël protestuesish kthehen te Kryeministria, policia nuk lejon bllokimin e rrugës

31 October 2026, 18:47Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Hajdutë, hajvanë”/ Një grup i vogël

Një numër i vogël protestuesish u kthyen para Kryeministrisë, por policia nuk i lejoi të qëndronin në bulevard.

Policia formoi një kordon duke i penguar protestuesit të qëndronin në rrugë, në një kohë që ka nisur lëvizja e automjeteve.

Ndërkohë, protestuesit refuzojnë të largohen nga rruga, duke iu drejtuar efektivëve me termat: Hajdutë, hajvanë.

Protestuesit hodhën akuza në drejtim të qeverisë, duke e akuzuar për keqmenaxhim e korrupsion.

Efektivët kanë bërë thirrje, që mos të përdoret dhuna në tubime.

 


Video