Kastrioti i largohet fundit të renditjes, mposht Teutën

2022-03-13 18:51:06Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kastrioti i largohet fundit të renditjes, mposht Teutën

Në sfidën e fundit për këtë javë, Kastrioti mori një fitore shumë të rëndësishme ndaj Teutës.

Krutanët triumfuan falë një goli të Kaina në minutën e 42, me brazilianin që shënoi pas një gafe në mbrojtjen durrsake.

Skuadra e Çelës ngjitet në vendin e shtatë me 25 pikë, ndërsa Teuta qëndron në vendin e gjashtë me 28 pikë.

Ndeshjet e javës së 26 do të luhen javën e ardhshme ku spikat derbi i kryeqytetit Tirana-Dinamo.

 


Video