Skënderbeu ndal Laçin, Kukësi rikthehet te fitorja

13 March 2022, 17:06Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Skënderbeu ndal Laçin, Kukësi rikthehet te fitorja

Laçi ka regjistruar barazimin e tretë radhazi në kampionat. Kurbinasit u ndalën ditën e sotme në shtëpi nga Skënderbeu, në një barazim pa gola.

Ndonëse nga minuta e 69-të luajti më një lojtar më pak, pas daljes me të kuq të Velkoskit, skuadra e Josës i shkoi shumë afër fitores. Madje gjetën edhe golin në fund të takimit me Guindo, por u anulua për pozicion jashtë loje.

Skënderbeu mban vendin e fundit me 18 pikë, ndërsa Laçi mbetet në vendin e dytë me 46 pikë, 10 më pak se Tirana kryesuese dhe 4 më shumë se ndjekësit e Kukësit.

Këta të fundit u rikthyen të fitorja në kampionat, teksa mposhtën ditën e sotme Dinamon 2-0 në transfertë. Një autogol i Prodanit në minutën e 17-të dhe goli i Milunovic në minutën e 55-të, i dhanë fitoren skuadrës së Longos.

Dinamo rrezikon seriozisht mbijetesën tani, pasi mbajnë vendin e tetë me 23 pikë.


Video