“Do të të vras”, nuk kanë fund skandalet me presidentin e PSG-së

10 March 2022, 11:15Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Do të të vras”, nuk kanë fund skandalet me
Naser Al Khelaifi, presidenti i PSG-së

Naser Al Khelaifi, presidenti i PSG-së ka qenë protagonisti negativ i mbrëmjes së të mërkurës. Pasi ka klubin e tij të eliminohej nga Liga e Kampioneve përballë Real Madrid, presidenti i francezëve, ka qenë pjesë e një incidenti të shëmtuar e pa precedent në këto nivele të futbollit botëror, pasi ka tentuar të sulmojë gjyqtarët dhe ka kërcënuar me vdekje një punonjës të klubit të Realit.

Pas përfundimit të ndeshjes, ai është ulur në dhomat e zhveshjeve dhe duke sharë e goditur dyert, ka tentuar të gjejë gjyqtarët për t’i sulmuar. Ai ka ngatërruar dhomë dhe është futur duke sharë në atë të një prej punonjësve të Real Madrid. Mediat spanjolle raportojnë se e gjithë skena është filmuar me celular nga një punonjës i klubit dhe aty Al Khelaifi është tërbuar edhe më shumë duke iu vërsulur atij, “Do të të vras” kanë qenë thirrjet e tij drejt punonjësit të Real Madrid, siç bën të ditur “Marca”. Vetëm ndërhyrja e truprojave ka evituar një situatë edhe më të rënduar, ndërsa Leonardo ka shërbyer si negociator që videot e regjistruara të fshiheshin nga celulari.

 


Video