2026-10-26 14:15:00Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Biznesmeni Agim Xhindoli, një mik i kryeministrit Edi Rama

Mbi 57 hektarë tokë bujqësore në Savër të Lushnjes do të mbulohen nga panelet diellore. 

Përmes një vendimi, që anashkalon ligjin, Këshilli Kombëtar i Territorit i ka dhënë leje speciale kompanisë 3X Energy, që të ngulë panelet në tokën pjellore.

Trajtimi special për kompaninë, e cila zotërohet nga biznesmeni Agim Xhindoli, një mik i kryeministrit Edi Rama, rikthen edhe një herë debatin e sakrifikimit të tokave produktive bujqësore për fotovoltaikët.

Konflikti me Planin Urbanistik të Bashkisë

Sipas Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Lushnjë, zonat kadastrale ku është projektuar ky investim (nën njësitë strukturore 1/280, 1/34 dhe 1/21) mbajnë kodin e prerë "K. Baze Propozuar Bujqësi".

Sipas rregullave standarde urbanistike në fuqi në nivel lokal, në këto parcela lejohet ekskluzivisht vetëm aktiviteti bujqësor ose ndërtimet ndihmëse si sera, stane apo magazina për depozitimin e produkteve bujqësore.

Nga ana tjetër, një impiant energjetik i këtyre përmasave klasifikohet plotësisht si infrastrukturë industriale, gjë që e bënte automatikisht të ndaluar dhe të paligjshëm ndërtimin e tij në këtë zonë të Myzeqesë.

"Zgjidhja" përmes Rregullores së Veçantë për mikun e Kryeministrit

Për të kapërcyer këtë nyjë ligjore dhe ngërçin urbanistik të bashkisë që bllokonte projektin e biznesmenit Xhindoli, qeveria ka aplikuar një instrument të posaçëm ligjor, rregulloren e veçantë.

Ky mekanizëm i jep të drejtë autoritetit qendror që, për projekte që vlerësohen me rëndësi kombëtare, të pezullojë përkohësisht rregullat dhe ndalimet e përcaktuara nga vetë bashkia dhe të diktojë kushte të reja zhvillimi të personalizuara për investitorin.

Skenari i zonave të mbrojtura edhe me tokën bujqësore

Gjatë verës së këtij viti, Kuvendi i Shqipërisë miratoi ndryshimet në ligjin organik “Për mbrojtjen e tokës bujqësore”. Ky projektligj, i dekretuar menjëherë nga Presidenti Bajram Begaj në gusht 2026, solli një përmbysje të hirearkisë rregullatore:

Pika më e nxehtë e tij ishte kalimi i kompetencave tek qeveria. Përmes ligjit, kuvendi ia delegoi të drejtën e rregullimit dhe autorizimit të depozitimit të energjisë dhe parqeve fotovoltaike/eolike direkt Këshillit të Ministrave.

The opposition, through MP Oerd Bylykbashi, described this as "the key that opens the door to the irreversible destruction of agricultural land," because the government can now overcome parliamentary barriers or local municipal plans for private investment.

This change caused strong debates even within the socialist majority itself. During discussions in the Laws Committee, socialist MP Damian Gjiknuri expressed strong reservations about damaging the concrete's soundness and structures, which led to a clash with then-minister Ulsi Manja and Gjiknuri's removal from the meeting.

Also, Socialist MP Erion Braçe openly came out against the law, siding with farmers' concerns about the loss of arable land./ Kapital


Video