Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka kritikuar ashpër atë që e cilëson si ndikim të Kryeministrit Edi Rama mbi drejtësinë.
Bardhi e ka cilësuar sistemin aktual si “drejtësi me regji”, duke akuzuar pushtetin se po e përdor drejtësinë në interesat e tij politike.
Sipas tij, Shqipërisë i duhet një drejtësi e pavarur që të hetojë edhe korrupsionin në nivelet më të larta të qeverisjes.
Postimi i Bardhit
Turp! Drejtësia me regji, nuk është drejtësi por abuzim për llogari të pushtetit të Edi Ramës!
Shqipërisë nuk i duhet një drejtësi që kontrollohet dhe urdhërohet nga Kryeministri, por një drejtësi e pavarur që godet korrupsionin e Kryeministrit!