Tani mund të themi që ia kalojmë dhe Gjermanisë, por... për çmimin e naftës

9 June 2022, 09:46Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tani mund të themi që ia kalojmë dhe Gjermanisë, por...
Foto e ardhur në redaksinë e VoxNews

Dje në vendin tonë nafta ka arritur çmimin 260 lekë për litër (ose 2.15 euro/ litri) më i larti në rajon dhe ndër më të lartët në Europë dhe botë.

Në Gjermani, sipas dëshmisë së ardhur në redaksinë e VoxNews, çmimi për litër është 1.95 euro.

Bazuar në të ardhurat pkr frymë qytetarëve shqiptarë u duhen afërsisht 5% të të ardhurave të tyre për të blerë një litër naftë, ndërsa një qytetari gjerman i duhen vetëm 1.24% e të ardhurave ditore për të blerë një litër karburant.

Tani po, mund të themi se ia kalojmë Gjermanisë, edhe pse këtë herë nuk do donim!

 

 


Video