Ylli (Ismail) Brahimi (Brahja), një prej shënjestrave të atentatit të sotëm në Milot, ka qenë një personazh që ruhej shumë.
Ai lëvizte me makinë të blinduar dhe i shoqëruar pasi i druhej një atentati ndaj tij. Makina e blinduar e Ylli Brahimit është mjeti i mëposhtëm tip “Land Chrysler”.
Dyshohet se Ylli Brahimi dhe Klisman Preçi janë ndjekur nga autorët dhe janë qëlluar në momentin kur kanë zbritur nga mjeti pranë shtëpisë së Ylli Brahimit.
Ylli Brahimi dhe Klisman Preçi janë personazhe me precedent të mëparshëm penal dhe po ashtu iu kanë shpëtuar dhe atentateve të mëparshme.
Klisman Preçi ka ndërruar jetë ndërsa Ylli Brahimi ndodhet në gjendje kritike për jetën në spitalin e Traumës.
Pak momente pas atentatit u gjet e djegur një automjet tip "Audi" në Borizanë të Krujës, ku brenda saj edhe një kallashnikov.