Video epike, gazetarët ndjekin me vrap Dritan Lelin pas daljes nga SPAK

22 July 2022, 18:33Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Video epike, gazetarët ndjekin me vrap Dritan Lelin pas daljes nga SPAK
Gazetarët duke ndjekur Dritan Lelin

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli dëshmoi sot në SPAK. Ai qëndroi për rreth një orë në Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, teksa u paraqit pas një kallëzimi të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Pas daljes nga SPAK, Leli nuk dha shumë detaje për gazetarët, por tha shkurtimisht se ata duhet të pyesnin SPAK-un për më shumë informacione.

Madjem, siç shihet në videon e mëposhtme, Leli e ka patur me shumë nxitim për të ikur dhe gazetarët e ndjekin me vrap për t'i marrë qoftë e një deklaratë të shkurtër.


Video