Ish-ministri Lefter Koka transportohet në spitalin e burgut në gjendje të rëndë

22 July 2022, 15:57Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ish-ministri Lefter Koka transportohet në spitalin e burgut në gjendje
Lefter Koka

Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka është transferuar ditën e sotme në spitalin e burgut për shkak të problemeve me shëndetin.

Mësohet se Koka është dërguar drejt spitalit në gjendje të rënduar shëndetësore. Ish-ministri ka shfaqur probleme kardiake dhe mësohet se është futur në reanimacion.

Lefter Koka u arrestua nga SPAK pas hetimeve për inceneratorin e Elbasanit. SPAK e akuzon Lefter Kokën për shpërdorim të detyrës, pastrim të parave dhe korrupsion


Video