"Ato lekë më mirë t’i hajë ai në burg se gjyqtarja", përgjimet: Gjyqtarja kërkoi 400 mijë lekë

22 July 2022, 10:22Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

"Ato lekë më mirë t’i hajë ai në burg se

 Detaje të reja dalin nga përgjimet për rastin e gjyqtares nga Elbasani e vënë në arrest shtëpie nga SPAK.

Gjyqtarja Zamira Vyshkja, e arrestuar për korrupsion, ka marrë ryshfet 400 mijë lekë në tetor të vitit 2021 për të liruar të arrestuarin, Xhulio Musain.

Avokati Ilir Pashaj u tha familjarëve se do i ulte të dënuarit 6 muaj burg për 200 mijë lekë. Pas takimit me gjyqtaren kërkoi 400 mijë lekë, por familjarët e kundërshtuan.

Nga përgjimet ka rezultuar se familjarët e të dënuarit i kanë thënë avokatit: Më mirë t’i hajë ai 400 mijë lekë në burg se sa gjygjtarja.


Video