E konfirmon edhe Policia: Trupi i gjetur në Fier i përket Artur Buzhiqit nga Durrësi; familjarët pretendojnë se është vrarë

21 July 2022, 21:14Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E konfirmon edhe Policia: Trupi i gjetur në Fier i përket Artur
Artur Buzhiqi

Policia e Fierit ka konfirmuar se trupi i pajetë i gjetur më 13 Korrik në plazhin e fshatit Ndërnënas i përket 40-vjeçarit nga Durrësi, Artur Buzhiqi.

Babai i tre fëmijëve u zhduk nga Ura e Dajlanit më 9 korrik, teksa një ditë më pas u denoncua nga familjarët në Komisariatin e Policisë Durrës për largim nga banesa.

Ai u gjet më 13 Korrik në grykëderdhjen e lumit Seman në Fier nga banorët e zonës, teksa ishte i veshur vetëm me mbathje plazhi.

Familjarët dyshojnë se Artur Buzhiqin e kanë vrarë. 

Motra e Arturit, Rajmonda Buzhiqi e tronditur, gjatë një interviste televizive ngriti dyshimet se i vëllai i saj mund të jetë vrarë, teksa ka kërkuar që të verifikohen mesazhet kërcënuese të mbërritura në telefonin e tij.




Video