Familjarët e 41-vjecarit nga Durrësi Artur Buzhiqi ngrenë dyshime se ai mund të jetë vrarë.
Trupi i pajetë i pajetë i Buzhiqit u gjet pak ditë më parë në Fier. 41-vjeçari, babai i tre fëmijëve u zhduk nga Ura e Dajlanit më 9 korrik.
Motra e Arturit, Rajmonda Buzhiqi e tronditur, ngrite dyshimet se i vëllai i saj mund të jetë vrarë, teksa ka kërkuar që të verifikohen mesazhet kërcënuese të mbërritura në telefonin e tij.
"Trupi i pajetë i gjetur në Fier fatkeqësisht i përkët vëllait tim. E dërguan në Laç, nuk di më shumë sepse jam e tronditur. Duhet të verifikohet mesazhi kërcënues, që i erdhi vëllait tim se që atë ditë ai nuk u kthye më. Jam e sigurtë që e kanë vrarë, sepse Arturi gjithnjë ka dalë vetëm dhe është kthyer në shtëpi. Ai personi është shprehur se nëse do ta shihte Arturin do ta bënte për spital, sepse sipas tij i kishte rrahur vëllanë. Ai është peshkatar në Durrës dhe Arturi në Durrës ka humbur. Vëllai nuk ka qenë në atë gjëndje që të vriste veten." është shprehur Rajmona, motra e Artur Buzhiqit në emisionin "Pa Gjurmë".