E rëndë në Kukës/ Po punonte në shtëpinë e të afërmve, 28-vjeçarin e zë korrenti

21 July 2022, 14:23Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

E rëndë në Kukës/ Po punonte në shtëpinë e

Një 28-vjeçar në Kukës ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në fshatin Perbreg. I riu nga Kosova, po punonte per instalimet elektrike në shtëpinë e të afërmve të tij në Perbre kur ndodhi ngjarja e rëndë.

Në punë e sipër ai ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë humbi edhe jetën. Në vendngjarje policia e Kukësit po kryen veprimet dhe hetimin për rrethanat e ngjarjes. 


Video