EMRAT/ Vihen nën hetim 6 zyrtarë të Bashkisë së Vlorës, ja për çfarë akuzohen

21 July 2022, 16:13Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMRAT/ Vihen nën hetim 6 zyrtarë të Bashkisë së
Bashkia e Vlorës

Policia e Vlorës ka proceduar penalisht një person, pasi akuzohet se ka ndërtuar pa leje në zonën e "Ujit të Ftohtë" të qytetit bregdetar.

Nën hetim është vënë shtetasi G. H., 61 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka ndërtuar pa leje, 2 konstruksione hekuri, në katin e nëntë të një objekti.

Po ashtu janë proceduar penalisht dhe gjashtë zyrtarë të bashkisë së Vlorës, pasi akuzohen për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit:

Jurgen Çollaku 34 vjeç, me detyrë Drejtor i Zyrës Urbanistike në bashkinë Vlorë.

Klaudio Mehmeti., 33 vjeç, me detyrë specialist i Zyrës Urbanistike, në bashkinë Vlorë;

Rubin Hekurani, 34 vjeç, me detyrë specialist i Zyrës Urbanistike, në bashkinë Vlorë;

Igli Zahaj, 31 vjeç, me detyrë inspektor i IMT, në bashkinë Vlorë;

Manuel Islamaj, 30 vjeç, me detyrë inspektor i IMT, në bashkinë Vlorë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas se kanë shpërdoruar detyrën duke lëshuar deklaratë paraprake për kryerje punimesh në kundërshtim me ligjin për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e paligjshme.


Video