Policia britanike ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për kapjen e një shqiptari të shpallur në kërkim.
Bëhet fjalë për shtetasin Jeudevnik Selim-Ahmati, 39 vjeç, i cili akuzohet për lëndime të rënda trupore të shkaktuara ndaj një burri rreth të 30-tave më 25 prill të vitit të kaluar në Pier Road, Erith.
Selim-Ahmati është me origjinë nga Shqipëria dhe përshkruhet si person me trup mesatar me theks europianolindor. Ai njihet që frekuenton rregullisht dyqanet e basteve dhe ka lidhje me zonat Bexley, Orpington dhe Greenëich.
“Nëse shihet Selim-Ahmati nuk duhet të afrohet, përkundrazi njerëzit duhet të telefonojnë menjëherë 999. Kushdo që ka ndonjë informacion i kërkohet të telefonojë policinë në numrin 101 ose të kontaktojë përmes Twitter” - thuhet në njoftimin e publikuar nga policia londineze.