Gazetarja e kronikës Klodiana Lala shpreht se një komandu është arrestuar rreth tre javë më parë në qytetin e Durrësit për armëmbajtje pa leje dhe është liruar vetëm pak orë pas qendrimit në komisariat.
Sipas Lalës, bëhet fjalë për komandon me iniciale L.B. dhe arrestimi i tij ka shkaktuar debate të ashpra mes zyrtarëve.
Në një postim në rrjetet sociale, gazetarja shkruan se për rastin në fjalë janë informuar dhe shumë titullarë institucionesh dhe disa prej të cilëve kanë ngritur dyshimet se komandoja është liruar nën ndikim.
Postimi i gazetares Lala:
Komandoja dhe misteri i pistoletes
Nje komando u ndalua 3 jave me pare ne Durres, nen dyshimet per armembajtje pa leje.
Lajmi trazoi institucionet dhe pati debat te ashper mes zyrtareve.
Komandoja me inicialet L.B qendroi vetem pak ore ne komisariat.
Arma sipas eksperteve ishte sportive dhe per kete shkak ushtaraku u lirua.
Per rastin u informuan shume titullare institucionesh, disa prej te cileve ngrejne dyshime te forta qe komandoja u lirua nen ndikim.
Ne kete vend, po te kapin edhe me nje thike te harrojne ne burg. Ama po je komando dhe me arme ne brez del ne liri per pak ore
