“Ik nga këtu ose paguaj çadrën”, turistët e huaj përballen me realitetin e plazheve në jug (VIDEO)

21 July 2022, 20:15Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Ik nga këtu ose paguaj çadrën”, turistët e
Momenti i përballjes së dy turistëve me pronarët e rërës

Një çift bashkëshortësh suedezë janë përzënë nga plazhi në Sarandë, pasi ishin shtrirë me peshqirë buzë detit dhe nuk kishin paguar për të marrë shezlongë.

Siç shihet dhe nga pamjet, dy personat që pretendojnë se janë pronarë të rërës se e kishin marrë 100% me qira, iu shkojnë pranë pushuesve suedezë dhe iu kërkojnë që të zhvendoseshin në çadra dhe të paguanin, ose në të kundër duhet të largoheshin.

Suedezja që e ka denoncuar rastin për JOQ-në, shprehet se nuk kanë pranuar të marrin çadër dhe janë kërcënuar se do largoheshin me forcë. Ajo e cilëson vizitën në Shqipëri si një eksperiencë “shumë të pakëndshme”.

Më poshtë, shënimi që ka lënë turistja suedeze për ngjarjen në plazhin e Sarandës:

“Para disa ditësh unë dhe bashkëshorti im patëm një eksperiencë shumë të pakëndshme në një plazh të Sarandës. Pasi na terrorizuan për dy orë na detyruan të largoheshim duke na kërcënuar se do të na largojnë me forcë nga plazhi. Kemi marrë kërcënime dhe ofendime, ndërsa ata kanë pohuar se e gjithë prona është private pasi e kanë marrë me qira 100%.”


Video