EMRAT/ Arrestohen 14 efektivë dhe ish-policë të Shkodrës, dyshohet se abuzuan me një tender

21 July 2022, 19:33Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMRAT/ Arrestohen 14 efektivë dhe ish-policë të Shkodrës,
Policia e Shkodrës

14 efektivë policie, ish efektive policie dhe punonjës të administratës janë arrestuar pasditen e sotme nga Policia e Shkodrës.

Ata janë vënë në prana pasi dyshohen për abuzim me një tender për rikonstruksionin e komisariatit të policisë në Malesi te Madhe para 4-5 vitesh.

Burime bëjnë me dije se mes të arrestuarve është dhe ish-shefi i Rendit të policisë së Shkodrës, Saimir Rustemi. Gjithashtu janë vënë në pranga dhe Uida Ujka, Mustafe Ishmaku, Arsenida Hadri; Veronika Gjanaj (specialiste finance), Xhavid Isufi (specialist rendi), Rudina Keçi (specialiste finance).

Ende nuk dihen emrat e 7 të arrestuarve të tjerë. Ata akuzohen për veprën penale "shpërdorim detyre". Pritet një njoftim zyrtar nga ana e bluve të Shkodrës mbi këtë aksion.


Video