Alarmi për sulmet terroriste, muxhahedinët e MEK në Manëz shtyjnë Samitin e Iranit të Lirë

22 July 2022, 16:36Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Alarmi për sulmet terroriste, muxhahedinët e MEK në Manëz
Kampi Ashraf 3 në Manëz

Samiti i Iranit të Lirë, i cili ishte planifikuar të mbahej më 23 dhe 24 Korrik në Manëz të Durrëzit, është shtyrë deri në një njoftim të dytë.

Samiti është shtyrë me rekomandim të qeverisë shqiptare për shkak të kërcënimeve terroriste. Lajmin e ka bërë me dije sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit.

"Samiti Botëror i Iranit të Lirë i planifikuar për t'u mbajtur më 23 dhe 24 korrik në Ashraf 3, Shqipëri, shtyhet deri në një njoftim të dytë me rekomandime të qeverisë shqiptare dhe për shkak të kërcënimeve terroriste dhe komploteve të regjimit të mullahëve."- njofton sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit.

Paralajmërimin për sulme të mundshme terroriste ndaj muxhahedinëve të MEK, që janë të akomoduar në kampin Ashraf 3 në Manëz të Durrësit, e paralajmëroi që mbrëmjen e djeshme ambasada amerikane në Tiranë.


Video