VIDEO/ Blendi Fevziut i bllokojnë rrugën lopët në jug: Ky bari nuk ka ndryshim nga një vrasës

22 July 2022, 16:15Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ Blendi Fevziut i bllokojnë rrugën lopët në jug: Ky
Blendi Fevziu dhe lopët

Moderatori Blendi Fevziu ka zgjedhur të kaloj disa ditë pushimi në jug, por ka hasur një problem teksa po ecte mbrëmjen e djeshme në aksin Vlorë-Orikum.

Disa lopë i kanë bllokur rrugën dhe këtë moment Fevziu e ka publikuar me video në rrjetet sociale. Fevziu shprehet se bariu që i ka lënë lopët në rrugën e re Vlorë-Orikum, nuk ka asnjë ndryshim nga një vrasës nga pakujdesia.

Sipas gazetarit rruga është e pandriçuar, duke përbërë rrezik për shoferët që kalojnë në këtë aks.

“Nje kope lopesh ne mes te rruges interurbane Vlore – Orikun (rruga e re), kur shpejtesia e lejuar eshte 80 km/ore dhe pa asnje lloj ndricimi eshte po aq e rrezikshme sa cdo makine qe te vjen perballe ne autostrade. Ky bari qe i ka vendosur aty per minuta te tera nuk ka ndryshim nga nje vrases nga pakujdesia", shkruan Fevziu.


Video