Ndahet nga jeta në moshë të re efektivi i Policisë së Tiranës (EMRI)

22 July 2022, 17:45Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ndahet nga jeta në moshë të re efektivi i Policisë së
Edi Veli

Një efektiv i Policisë së Tiranës është ndarë sot nga jeta në mosh të re për shkak të një arresti kardiak. Bëhet fjalë për efektivin Edi Veli.

Lajmin e ka bërë me dije Policia e Shtetit për një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan se Edi Veli ishte oficer karriere i Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe ka dhënë ndër vite kontributin dhe përkushtimin e tij të paçmuar, në kryerjen me profesionalizëm të detyrës.

Policia e Shtetit i shpreh ngushullimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve të tij.

Reagimi i plotë:

Sot u nda para kohe nga jeta, në krye të detyrës, për shkak të një arresti kardiak, kolegu ynë i vyer Komisar Edi Veli, shef i Seksionit të Organit Administrativ Shtetëror, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.
Edi ishte oficer karriere i Policisë së Qarkullimit Rrugor, i cili ka dhënë ndër vite kontributin dhe përkushtimin e tij të paçmuar, në kryerjen me profesionalizëm të detyrës.
Sot, familja humbi njeriun e zemrës, shoqëria mikun hokatar dhe çdo punonjës i Policisë, kolegun dhe profesionistin e respektuar.
Policia e Shtetit i shpreh ngushullimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve të tij.
U prehsh në paqe Edi!

Ndahet nga jeta në moshë të re efektivi i Policisë së


Video