Brahimi u mor në pyetje për vrasjen e Xhelal Reçit, e shkuara e errët e dy shënjestrave në Milot

22 July 2022, 22:15Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
 
Brahimi u mor në pyetje për vrasjen e Xhelal Reçit, e shkuara e
Ylli Brahimi dhe Klisman Preçi

Ylli (Ismail) Brahimi (Brahja) dhe Klisman (Martin) Preçi ishin shënjestra e atentatit të regjistruar mbrëmjen e sotme në Milot të Kurbinit, ku drejt tyre u derdhëm breshëri plumbash.

Ata janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës, ku Preçi nuk ka arritur dot t'iu mbijetojë plagëve të marra, ndërsa Brahimi ndodhet në gjendje kritike në sallën e operacionit.

Si Ylli Brahimi dhe Klisman Preçi iu kanë shpëtuar atentateve të mëparshme dhe kanë qenë të skeduar nga Policia.

Brahimi ka qenë i përfshirë në biznesin e lojrave të fattit dhe i dënuar për trafik të lëndëve narkotike, ndërsa është marrë në pyetje dhe për vrasjen e ish-policit Xhelal Reçi. 

Ndërsa Klisman Preçi është arrestuar për një tentativë grabitjeje me armë në Milot.

Ylli Brahimin kanë tentuar ta vrasin në Janar të vitit të kaluar në Milot, ndërsa Klisman (Martin) Preçi në Maj të këtij viti në Lezhë.

Dyshohet se shënjestër e atentatit ka qenë Ylli Brahimi, i cili njihet dhe si krahu i djathtë i Ervis Martinajt.

Kujtojmë se kjo ngjarje vjen vetëm pak ditë pas atentatit të trefishtë në mbikalimin e Fushë Krujës, ku mes viktimave ishte edhe kushëriri i Ervis Martinajt, Brilant Martinaj.


Video