Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Delvinë.
Burime zyrtare bëjnë me dije se shtetasi Sh.Sh., 47 vjeç, ka tentuar të vetëdigjet me lëndë djegëse benzinë. Dyshohet se ai e ka marrë këtë akt në kushte të rënduara psikologjike.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:35, në afërsi të spitalit të Delvinës. 47 vjeçari është dërguar menjëherë në spitalin e Sarandës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.