Restoranti i njohur në Lezhë, "Mrizi i Zanave" ka reaguar sërish lidhur me ironinë e bërë nga ana e gazetarit Ylli Rakipi. Ky i fundit i ka treguar gjatë emisionit të tij televiziv një rast ku disa turistë janë shprehur se "Mrizi i Zanave" është restoranti më i mirë në botë, një epitet për të cilin ky i fundit mendon se është i tepërt.
Teksa replikon me komentuesit në rrjetet sociale, restoranti "Mrizi i Zanave" shprehet se gazetari duhet të kuptojë se çfarë po ndodh në Shqipëri dhe imapktin që kanë sipërmarrjet sikur e tyre.
"Zotëria nuk duhet me ba reklamë. Gazetari duhet me kuptu, çfarë po ndodh në Shqipëri. Impaktin në ekonominë lokale, në turizëm autentik, në identitet kombëtar, në ambient, që kanë sipërmarrjet sikur e jona." shkruhet në një koment.
"Uroj të konsultohet me mediat që kanë shkruajtur për ne t'ia kujtojnë emrin si quhemi!" shkruhet në një koment tjetër.
Ndërkohë, që në një reagim të mëparshë, "Mrizi i Zanave" shkruan për Ylli Rakipin se "ndoshta nuk është rasti juaj por në Shqipëri disa gazetarë funksionojnë me xhetona apo me clering apartamentesh dhe i nderuar ne nuk kemi as xhetona dhe as apartamente per te shkemby", teksa i përmendte edhe mediat e huaja që kishin shkrojtur për ta.