Një atentat me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në qendër të Milotit.
Si pasojë e atentatit ka mbetur i vdekur Klisman Preçit, ndërsa ndodhet në gjendje kritike Ylli Brahimi, të dy me precedent të mëparshëm penal.
Ata kanë qenë duke qarkulluar me automjet dhe janë gjuajtur me breshëri nga një automjet tjetër. Dyshohet se drejt Brahimit dhe Preçit janë zbrazur rreth 100 plumba.
Po ashtu të dy shënjestrat e atentatit të sotëm iu është bërë atentat edhe më herët. Ylli Brahimin kanë tentuar ta vrasin në Janar të vitit të kaluar në Milot, ndërsa Klisman (Martin) Preçi në Maj të këtij viti në Lezhë.
Dyshohet se shënjestër e atentatit ka qenë Ylli Brahimi, i cili njihet dhe si krahu i djathtë i Ervis Martinajt.
Kujtojmë se kjo ngjarje vjen vetëm pak ditë pas atentatit të trefishtë në mbikalimin e Fushë Krujës, ku mes viktimave ishte edhe kushëriri i Ervis Martinajt, Brilant Martinaj.