Atentati në Milot, Berisha: Qyteti nën sundimin e bandave vrasëse të lidhura me qeverinë

22 July 2022, 22:25Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Atentati në Milot, Berisha: Qyteti nën sundimin e bandave vrasëse
Sali Berisha
Ish-kryeministri Berisha ka reaguar në lidhje me atentatin e kësaj mbrëmjeje në Milot, ku humbi jetën Klisman Preçi dhe u plagps rëndë Ylli Brahimi.

Reagimi i Berishës:
Laçi në terror! Plagosen rëndë dy të rinj në Milot, Ylli Brahimi dhe Klisman Preçi.

Qyteti është në sundimin e plotë të bandave vrasëse të lidhura me qeverinë. Dënoj me ashpërsinë më të madhe terrorin e bandave të qeverisë në këtë qytet.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb
Doktor mirëmbrëma! Të shkruaj pasi jam shumë e shqetesuar, jemi të terrorizuar me çfarë po ndodh me grupet kriminale. Kanë bere terror ne qytet. Kane plagosur nuk e di sa. Ketu nuk ka me siguri për jetën doktor. Po vrasin djem te pafajshem, po marrin mbare kriminelet. Dikush duhet te flase doktor, një grup i rrezikshem po mbrohet nga Rama dhe nuk po pyet për askend.


Video