Pritet t'iu japë porositë, Rrumbullaku do të mbledhë sot në mesnatë efektivët e Rrugores

8 September 2022, 17:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pritet t'iu japë porositë, Rrumbullaku do të mbledhë
Muhamet Rrumbullaku

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku do të zhvillojë mbrëmjen e sotme një takim me efektivët e policisë Rrugore.

Takimi pritet të mbahet në orën 23:30 të mbrëmjes dhe vjen pas marrjes së drejtimit të Policisë së Shtetit nga ana e Rrumbullakut. Ky i fundit pritet t'i japë porositë e tij efektivëve të Rrugores.

Muhamet Rrumbullaku është prezantuar mëngjesin e sotëm në postin e drejtorit të kryepolicit një ditë pas marrjes së emërimit me vendim qeverie.

Rrumbullaku prezantoi objektivat e detyrës së tij të re duke listuar mes tyre edhe porosinë e një dite më parë të kryeministrit Edi Rama për të hequr policët nga kontrollet e automjeteve për shpejtësinë në rrugë. Ai nënvizoi se një tjetër pikë është prezenca e policëve pa uniformë në rrugë për të rritur evidentimin e elementëve që cenojnë sigurinë e qytetarëve.


Video