Plagosi me thikë gruan dhe komshiun në Elbasan, dyshohet për tradhti bashkëshortore

8 September 2022, 15:24Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Plagosi me thikë gruan dhe komshiun në Elbasan, dyshohet për

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me plagosjen me thikë në lagjen “Dyle Haxhiri” në Elbasan, ku mbetën të lënduar dy persona.

Elmas Kalija, 55 vjeç ka goditur me thikë gruan e tij Shkëlqime Kalija si dhe komshiun, Enver Sula që ndërhyri për t’i ndaluar.

Media shkruajnë se konflikti mes çiftit mendohet të ketë nisur, pasi autori dyshonte se e tradhtonte gruaja. E ëma e autorit, Mersine Kalija tha për mediat se i biri vuante nga problem të shëndetit mendor dhe se kishte rreth dy muaj që nuk merrte ilaçet.


Video